Shpërthimi me tritol në Durrës/ Iu vendos banesës së kushëririt të Nuredin Dumanit, i kërkuar për vrasjen e vëllait të Talo Çelës

Durrësi

Shpërthimi me tritol në Durrës/ Iu vendos banesës së kushëririt të Nuredin Dumanit, i kërkuar për vrasjen e vëllait të Talo Çelës

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 10:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në lidhje me shpërthimin që ndodhi natën e kaluar në zonën e Shkozetit.

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në lagjen nr.14 të Durrësit, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit Skënder Hoxha 36 vjeç. Policia bëri me dije se ka qenë një sasi e vogël lënde plasëse që shpërtheu, pa shkaktuar as të lënduar dhe as dëme materiale.

Hoxha është kushëri me Nuredin Dumanin i dyshuar si autor i 7 vrasjeve të ndodhura gjatë këtij viti dhe që kanë lidhje me paratë e grabitjes së Rinasit.

Dumani është person në kërkim, po grupi hetimor ende nuk bën me dije nëse shpërthimi i natës se kaluar lidhet me veprimtarinë kriminale të Dumanit.

Tre persona janë shoqëruar në funksion të hedhjes dritë mbi ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë nuk përjashtohet as mundësia që të jetë kryer një akt i tille për t’u shfrytëzuar për fitimin e së drejtës për azil në një nga vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat