Zbulohet identiteti i shoferit të arrestuar në Portin e Durrësit për 294 mijë eurot dhe pronarit të firmës së transportit të mjeteve

Durrësi

Zbulohet identiteti i shoferit të arrestuar në Portin e Durrësit për 294 mijë eurot dhe pronarit të firmës së transportit të mjeteve

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 08:11
Ilustrim

Janë zbardhur identitetet e shoferit të arrestuar për 294 mijë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit si dhe pronarin e firmës së transportit të mjeteve të shpallur tashmë në kërkim.

Ferdinant Murikaj ishte shoferi i kamionit ku u gjetën mbi 282 mijë euro të cilat u sekuestruan. Paratë ishin të ndara dhe të fshehura në disa pjesë të kamionit. Po ashtu u procedua dhe shoferi i kamionit tjetër, A.L që kishte me vete 11 mijë e 700 euro të padeklaruara teksa i kishte fshehur në çantë personale.

Pronari i firmës së kamionëve që kryente transportin e mjeteve nga Italia në Shqipëri është Erjon Jovani që është aktualisht në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat