Shembjet nga tërmeti në Durrës, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim 16 të pandehur

Durrësi

Shembjet nga tërmeti në Durrës, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim 16 të pandehur

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për shembjen e 7 objekteve në  këtë qytet pas tërmetit të 26 nëntorit si pasojë e të cilave humbën jetën 23 persona.

Organi i akuzës ka dërguar për gjykim 16 persona, ndërsa vendosi pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin Defrim Celami dhe Ahmet Doda.

Akuzat për 16 të pandehurit përfshijnë ‘vrasje nga pakujdesia’, ‘shpërdorim detyre, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘shpërdorim i tokës’.

Të pandehur

Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit  85 dy herë të Kodit Penal,

Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat