Rama inspekton rindërtimin në Durrës: 157 nga 615 pallate do të përfundojnë në janar

Durrësi

Rama inspekton rindërtimin në Durrës: 157 nga 615 pallate do të përfundojnë në janar

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Ilustrim

Pallatet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës po riparohen. Kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako dhe Ministri Ahmetaj kanë informuar kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me ecurinë e procesit të rindërtimit.

Janë 458 pallate në shtatë lote që po meremetohen së brendshmi dhe po transformohen si brenda e jashtë.

Rama garanton se 157 pallate të dy loteve të fundit në Durrës përfundojnë në fillim të Janarit.

Në total janë 615, që sipas Kryeministrit do jenë shumë më të sigurtë e të bukur se nata tragjike e 26 Nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat