Plazhi i Durrësit “pushtohet” nga mbetjet e lumenjve

Durrësi

Plazhi i Durrësit “pushtohet” nga mbetjet e lumenjve

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:57
Plazhi i Durrësit

Plehrat e lumenjve kanë pushtuar plazhin e Durrësit. Si të mos mjaftonin leshterikët, fortuna e ditëve të fundit ka nxjerrë në bregdetin e Durrësit mbetjet e lumit Erzen dhe Shkumbin që derdhen ne afërsi te gjirit.

Është një zonë prej 12 km gjatësi deri në Shkëmbin Kavajës që është mbushur me mbetje inerte, bidonë plastike, elektroshtëpiake, kafshë të ngordhura etj.

Rreth 42 punonjës komunalë kanë nisur pastrimin e plazhit me 12 kamionë dhe 2 fadroma.

Sasia e bregdetit te pushtuar nga këto mbetje vazhdon deri në plazhet e Golemit, nën juridiksionin e Kavajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat