Durrës/ Pas sherrit, i riu sirian plagoset me thikë

Durrësi

Durrës/ Pas sherrit, i riu sirian plagoset me thikë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një shtetas sirian është plagosur me thikë në rrethana të paqarta sot në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen nr.4, Durrës.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë  për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat