Durrës/ Merr flakë automjeti tip ‘BMW’ në mes të natës, shoqërohen disa të dyshuar

Durrësi

Durrës/ Merr flakë automjeti tip ‘BMW’ në mes të natës, shoqërohen disa të dyshuar

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:04
Vetura

Një automjet tip BMW është  djegur gjatë orëve të parë të ditës së sotme në Durrës.

Dy persona i kanë vënë zjarrin me lëndë djegëse njërit prej tre automjeteve që ndodheshin të parkuar në oborrin e një shtëpie dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Të alarmuar familjarët kanë dalë nga banesa nëpër errësirë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 në lagjen 15 në periferi të qytetit.  Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve ka shmangur përhapjen e zjarrit në dy automjete të tjera të parkuara në oborr dhe objektin e banimit.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorët e dyshuar të ngjarjes, dy të rinj të cilët kanë ndaluar mjetin e tyre pranë një fast-foodi buzë rrugës dhe më pas i janë drejtuar shtëpisë për të djegur automjetin tip BMW.

Në polici janë shoqëruar disa persona, ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të saj. Pronarit të automjetit të djegur i është dëmtuar me zjarr disa kohë më parë dhe një autobuz me të cilin ofronte shërbim në një linjë ndërqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat