Të shtëna me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë 32-vjeçari. Shoqërohen disa persona

Durrësi

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë 32-vjeçari. Shoqërohen disa persona

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur në këmbë me armë zjarri gjatë pasdites së sotme në qytetin e Durrësit.

Forcat blu dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konfliktit me një tjetër person, i cili nuk është identifikuar ende.

32-vjeçari u dërgua në spital, ku më vonë ndërroi jetë. Në informacionin paraprak, policia njoftoi se kishte shoqëruar disa persona, të cilët mund të zbardhin detaje në lidhje me identitetin e autorit.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat