Përmbytje në qarkun e Durrësit/ 11 familje të evakuuara

Durrësi

Përmbytje në qarkun e Durrësit/ 11 familje të evakuuara

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:41
Foto

Dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa qarku i Durrësit vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve të një dite më parë.

Të paktën 11 familje nga Katundi i Ri, Sukthi dhe Shijaku raportohet të jenë evakuuar për shkak se banesat e tyre ndodhen nën ujë. 27 persona janë strehuar në ambientet e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Plepa.

Situata më problematike është në lagjen ”Erzen” të Shijakut, ku u përmbytën 50 shtëpi; në Katund të Ri, fshatrat e Sukthit, veçanërisht në Vadardhë, si dhe në zonën e Bubqit në Krujë.

Dalja e lumenjve dhe kanaleve të ujërave të larta nga shtrati, një ditë më parë, shkaktoi  përmbytje në qindra hektarë toka bujqësore, shumë shtëpi dhe biznese.

Në lumin Erzen niveli i ujit ka rënë mbi 2 metra dhe ujërat kanë nisur të tërhiqen nga rrugët e nga oborret e shtëpive duke lënë pas llumra e mbetje.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet ka nisur shpërndarja e pakove ushqimore në bashkitë Shijak, Katund i Ri dhe Sukth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat