”Vendim gjyqësor me dy standarde” për ish-drejtorët e ALUIZNIT, reagon një nga të denoncuarit e dosjes së tërmetit në Durrës

Durrësi

”Vendim gjyqësor me dy standarde” për ish-drejtorët e ALUIZNIT, reagon një nga të denoncuarit e dosjes së tërmetit në Durrës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:38
Foto

Një ditë më parë Gjykata e Durrësit vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e prokurorisë për kalimin e dosjes për gjykim.

Ish-kreu i Aluiznit Flamur Gjuzi, një nga të akuzuarit e dosjes së tërmetit për ”shpërdorim detyre”, ka reaguar sot ndaj vendimit të gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila vendosi pushimin e akuzës ”shpërdorim detyre” për ish-drejtorin socialist të ALUIZNIT, ndërsa kaloi për gjykim për të njëjtën akuzë paraardhësin e tij, Flamur Gjuzi, përfaqësues i LSI-së në këtë pozicion drejtues. Vendimi me dy standarde të ndryshme për dy ish-drejtuesit e agjencisë së legalizimeve në Durrës ngjalli reagime menjëherë pas vendimit gjyqësor, po vetëm një ditë më pas i cenuari nga ky vendim F.Gjuzi u shpreh në rrjetet sociale ndaj këtij vendimi të gjyqtares së Durrësit.

Reagimi i tij në rrjetin social Facebook:

”Zoti e Faltë Besjana Garxenaj!

Me datën 02.02.2020 në orën 19.00 u shpall vendimi i seancës paraprake për shqyrtimin e kërkesës “Dërgim për gjykim“ të dosjes “Tërmeti”. Një seancë gjyqësore që zgjati 4 orë e 30 minuta, prej të cilave 4 orë e 15 minuta i mori mbrojtja e të akuzuarve dhe 15 minuta shpallja e vendimit të paramenduar e të parapërgatitur e gjyqtares Garxenaj.

Të akuzuar në këtë ccështje midis të tjerëve ishim dhe ne, 2 ish-drejtorët e Aluizni-t Durrës, pasardhësi im Arben Isaku dhe unë. Të dy të akuzuar totalisht në mënyrë të  padrejtë për veprën penale atë të  “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 te K.Penal. Gjyqtarja Garxenaj në vendimin e saj me dy standarte vendosi përkatësisht:

1- Pushimin e akuzës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për te pandehurin Arben Isaku, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2- Dërgimin për gjykim për sa i përket tê  pandehurit Flamur Gjuzi për veprën penale “shpërdorim detyre“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vetevetiu jo vetëm mua si pjesë e këtij procesi, por cdo njeriu, i arsimuar ose jo, i lind natyrshëm pyetja:

“Midis dy shtetasve që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, te njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brendshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “shpërdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim?

Mos vallë kanë bindje te ndryshme politike? Unë e mirëkuptoj hallin që gjyqtarja Garxenaj është në proces vetingu dhe uroj që ta kalojë atë, pasi gjyqtar të tillë i duhen këtij sistemi të drejtësisë. Uroj që vendimi t’i shërbejë sadopak gjyqtares. Me zemër  them, Zoti ju faltë juve Besjana Garxenaj dhe të  gjithë ata që ju diktuan këtë vendim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat