Kokainë, fishekë, e kanabis/ Arrestohet i riu në Durrës, nën hetim dy të tjerë

Durrësi

Kokainë, fishekë, e kanabis/ Arrestohet i riu në Durrës, nën hetim dy të tjerë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Ilustrim

Durrës – Një person ka rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë vënën nën hetim për shkak se janë kapur me kokainë.

Sipas policisë, i arrestuari është A. K., 24 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Hamallaj (pronari lokalit), për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij u gjetën 6 fishekë dhe shtetasi L. B., 31 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike marijuanë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me “Shqiponjat”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 13 doza me lëndë narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, bazë të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Krimeve se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në një lokal në Hamallaj ku ndodhej shtetasi A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën 13 doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Hamallaj (pronari lokalit), për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij u gjetën 6 fishekë dhe shtetasi L. B., 31 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 doza me lëndë narkotike kokainë, 6 fishekë, një sasi lënde narkotike marijuanë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat