Protestë për pallatet në riparim/ Durrës, banorët kërkojnë të dinë ekspertizën

Durrësi

Protestë për pallatet në riparim/ Durrës, banorët kërkojnë të dinë ekspertizën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Foto

Procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit, ka hyrë në fazën e riforcimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por ky proces është kundërshtuar nga banorët dhe përfaqësuesit e tyre. Të shtunën ata kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe shqyrtimin e plotë të çështjes nga organi i akuzës.

”Janë bërë protesta e lëvizje të komunitetit. Jemi përpara veprave të rënda penale. Ka akte të kundërta me ekspertë private ndaj duhet të ndalohet urgjentisht çdo veprim me këto pallate që duhen shembur e ndërtuar nga e para.”

Pasiguria për jetën ka mbërthyer banorët e këtij pallati në lagjen 18, te ”fusha e ranës”, si dhe ata të dy pallateve të tjera që gjithashtu janë në proces hetimi.

”Problematikën e pallatit e kemi dërguar në prokurori dhe në pritje të saj, bashkia merr vendim për riparimin e pallatit. Ne si banorë nuk jemi në dijeni. Ne duam të dimë çfarë do bëhet me ekspertizën e pallatit. Duam siguri për jetën tonë. Duam të drejtën tonë dhe të ketë transparencë të plotë nga bashkia dhe prokuroria.”

”Është caktuar për riforcim po si do e bëjnë atë. Nuk ka as mur mbajtës, as bërthamë. Pallati s’ka pas as akt kolaudimi. Ne vendosëm ta dërgojmë në SPAK, por ata ia kaluan çështjen prokurorisë së Durrësit që nuk ndjehet fare.”

”Ne duam të dimë kush do të na groposë në këtë pallat ku Zoti na e fali jetën.” 

Përmes rivlerësimit, bazuar në mendimin e ekspertëve të tjerë, që bie ndesh me vendimin për riforcim të Institutit të Ndërtimit, banorët e këtyre pallateve kërkojnë shembjen dhe rindërtimin e objekteve në emër të sigurisë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat