“Duam pallatin atje ku ishte”/ Durrës, bashkia kërkon të ndërtojë një memorial

Durrësi

“Duam pallatin atje ku ishte”/ Durrës, bashkia kërkon të ndërtojë një memorial

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:32
Foto

Në Durrës, 16 muaj pas tërmetit, banorët e pallatit të shembur nga ndërhyrja në kolona dhe pesha e depozitave protestojnë para bashkisë për fatin e pronës dhe strehimit të tyre.

Alije Mehmeti është nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nuk i shmang dot lotët, ndërsa askush nuk i jep përgjigje kur dhe ku do të strehohet.

Më shumë se nga tërmeti, pallati te zona e ”2 gjelave” ku humbën jetën 2 gra u shemb nga ndërhyrjet e paligjshme në kolonat e tij.

Në atë kohë, banorët e pallatit denoncuan punimet, po autoritetet përgjegjëse heshtën. Tani banorët ndjehen sërish të braktisur dhe të cenuar në të drejtën e pronës dhe strehimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat