Po vëzhgon nga afër zgjedhjet në Durrës, ambasadori britanik u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Durrësi

Po vëzhgon nga afër zgjedhjet në Durrës, ambasadori britanik u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:47
Pamje nga vizita

Ditën e sotme, të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë janë shpërndarë në rrethe të ndryshme të vendit për të vëzhguar procesin zgjedhor.

Në qytetin e Durrësit ndodhet ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Nga qendra e votimit 1494 te Pallati i Kulturës ku po ndjek  nga afër votimin, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë që ata mendojnë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh se grupet e vëzhguesve janë në teren dhe po operohet siç është vendosur më herët. Bashkimi Europian ka 60 grupe vëzhguesish në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat