Rama viziton shkollën e re në Durrës dhe i shpërndan tortën sanitareve: Drejtoresha t’i bëjë vetë yzmet vetes dhe stafit

Durrësi

Rama viziton shkollën e re në Durrës dhe i shpërndan tortën sanitareve: Drejtoresha t’i bëjë vetë yzmet vetes dhe stafit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot shkollën e rindërtuar në Durrës “Bedrie Bebeziqi” ku me këtë rast i ka qerasur edhe me tortë stafin e saj.

Rama vetë ka prerë tortën dhe ia ka shpërndarë sanitareve, ndërsa i është mirënjohës për punën pasi i thotë se “pa to ai ambient nuk ka dritë”.

Por pas sanitareve Rama e ka lënë thikën, duke thënë se drejtoresha i bën vetë yzmet vetes dhe pjesës tjetër të stafit të shkollës.

Më pas kryeministri ka vijuar me vëzhgimin e ambienteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat