Open Data publikon emrat që përfituan nga grantet në Durrës gjatë fushatë së 2021

Durrësi

Open Data publikon emrat që përfituan nga grantet në Durrës gjatë fushatë së 2021

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:09
Durrës

Lista me emrat e kryefamiljarëve që kanë përfituar nga grantet e rindërtimit pas tërmeteve në vend, para të cilat i kanë marrë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, sa vijnë e shtohen. Në një status në Facebook

Open Data Albania ka publikuar listën me emrat e përfituesëve të grantit të radhës të rindërtimit në qytetin e Durrësit. Open Data Albania ka nxjerrë emrat e kryefamiljarëve përfitues, të cilat janë miratuar nga Këshilli Bashkiak Durrës si subjekte përfitues të grantit të rindërtimit sipas projektit model.

Ne total janë 182 kryefamiljarë të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Konkretisht janë dhënë 2 milionë e  236 mijë e 552 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 2 anëtarë, me sip. 70 m2 dhe strukturë 1+1; 2 milionë e 617 mijë e 558 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 4 anëtarë, me sip. 80 m2 dhe strukturë 2+1 si dhe 3 milionë e 428 mijë e 958 lekë, për familjet me përbërje familjare deri në 5 anëtarë, me sip. jo më pak se 90 m2 dhe strukturë 3+1.

Opozita ka denoncuar shumë herë gjatë fushatës zgjedhorese sipas tyre, gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Partia Socialiste kanë shpërndarë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Sipas Partisë Demokratike, Bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. PD shtonte se këto para janë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat