Sherr me thika në Durrës/ Plagoset rëndë 55-vjeçari

Durrësi

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset rëndë 55-vjeçari

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:43
Ilustrim

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë  mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen Nr.13 në zonën e plazhit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Arjan Çerma, 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Agim Skëndo, 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat