Dhuna barbare ndaj marokenit, reagon Policia e Durrësit: I riu konfliktohej me kalimtarët në shesh e lokal, i gjetëm drogë me vete

Durrësi

Dhuna barbare ndaj marokenit, reagon Policia e Durrësit: I riu konfliktohej me kalimtarët në shesh e lokal, i gjetëm drogë me vete

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:34

Policia e Durrësit reagon pas denoncimit të shtetasit maroken, Elmedi Nouak, se është dhunuar barbarisht në ambientet e policisë.

Policia sqaron se marokeni 29-vjeçar nuk është dhunuar nga policia, por konfliktohej me kalimtarë të rastit te “Sheshi Pranvera”, dhe për këtë kanë telefonuar uniformat blu edhe shumë qytetarë, duke e denoncuar të huajin.

Gjithashtu, policia thekson se 29-vjeçari ka shkuar me sy të nxirë dhe në gjendje të dehur në ambientet e një lokali, duke shqetësuar klientët, e për rrjedhojë është goditur nga kamarieri E. V.

Sqarim nga DVP Durrës

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se :

Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për ti ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M.N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët.

Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V është proceduar penalisht nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj në vendin e quajtur ” Sheshi Pranvera” është konfliktuar me kalimtarë të rastit.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të cilët kanë konstatuar të njëtin shtetas nmaroken në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit të tij fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat