I vendosi eksploziv biznesit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar. Çfarë gjeti policia në makinën e menaxherit

Durrësi

I vendosi eksploziv biznesit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar. Çfarë gjeti policia në makinën e menaxherit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një shpërthim la ndodhur në një objekt biznesi në Durrës pasi është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive mbi tarracën e godinës trekatëshe.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i  cili është identifikuar si G.M., 44 vjeç, banues në Shijak.

Policia bën me dije se është arrestuar edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar sepse nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat