Arrestohen 4 persona në Durrës, mes tyre 27-vjeçarja nga Kosova - këto janë detajet nga policia

Durrësi

Arrestohen 4 persona në Durrës, mes tyre 27-vjeçarja nga Kosova - këto janë detajet nga policia

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluar 27-vjeçaren nga Kosova A.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.L., banues në Durrës pasi u kaap duke tentuar të grabisë një fugon i cili ishte parkuar në terminalin e Portit. Ndërsa nga hetimet paraprake  rezultoi se më herët 23-vjeçari i ka grabitur K.Sh në lagjen nr.4 në Durrës një karrocë.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë:

-G.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

-A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasen kosovare A. B., 27 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Fallsifikim dokumetash”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 23 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u arrestua pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një mjet furgon i cili ishte i parkuar në terminalin e Portit. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një karrocë shtetasit K. Sh., në lagjen nr.4, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit

G.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

A.L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat