4 të arrestuar dhe 1 në kërkim në Durrës

Durrësi

4 të arrestuar dhe 1 në kërkim në Durrës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje në Durrës.

Mësohet se ditën e sotme katër të arrestuarit u kapën në fshatin Romanat duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në pranga u vunë I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje dhe L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje të energjisë elektrike.

Kurse, në kërkim u shpall L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat