Durrës, trafik dhe aksidente/ Fluks në rritje edhe për shkak të pushuesve nga Kosova

Durrësi

Durrës, trafik dhe aksidente/ Fluks në rritje edhe për shkak të pushuesve nga Kosova

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në rrugët drejt bregdetit dhe pavarësisht një rrebeshi të papritur shiu, paraditen e së shtunës, pushuesit kanë mbushur plazhet e Durrësit.

Nuk kanë munguar dhe aksidentet në rrugë, fatmirësisht pa të dëmtuar. Që në orët e para të ditës një aksident i shumëfishtë ku u përfshinë 5 automjete ndodhi në rrugën e Currilave. Një drejtues mjeti humbi kontrollin duke dëmtuar disa automjete të tjera të parkuara ndanë rrugës.

Edhe përgjatë aksit Ura e dajlanit-Plepa ku trafiku është i rënduar nuk kanë munguar incidentet të cilat e pengojnë më tej qarkullimin. Vetëm ndërhyrja e policisë e shuajti konfliktin e acaruar mes këtyre dy shoferëve pas përplasjes së automjeteve të tyre. Pavarësisht trafikut e incidenteve në rrugë, kënaqësia për pushime në plazh është më e fortë.

Të shumtë janë dhe pushuesit e ardhur nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat