Arrestohen dy të rinjtë në Durrës e Shijak

Durrësi

Arrestohen dy të rinjtë në Durrës e Shijak

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar me iniciale E.B, 19 vjeç , banues në Sukth në Durrës, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses.

Gjithashtu edhe një 18 vjeçar me inicialet E.D është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një vajzë të mitur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat