Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare

Durrësi

Deti po përpin edhe rrugët në zonën bregdetare

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Vija bregdetare e Durrësit vazhdon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut.

Në veri të qytetit brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë është zhdukur. Edhe bunkerët, pjesë e fortifikimit shtetëror në bregdet gjatë diktaturës, çdo vit e më shumë i largohen bregut.

Erozioni detar mbetet një nga format më agresive të erozionit dhe me pasoja për ekonominë dhe mjedisin. Këtu në Porto Romano pasojat e tij janë të dukshme përgjatë vijës bregdetare të zonës dhe në infrastrukturën rrugore. Veprimtaria gërryese e tij kanë lënë gjurmë në të gjithë rrugën e Bishtit të Pallës ku është investuar herë pas here në dallgëthyes.

Krahas faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë brigjeve të Adriatikut, ndërkohë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano pritet të sjellë të tjera zhvillime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat