Dy persona arrestohen në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Dy persona arrestohen në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet A.S., banues në Durrës, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat