Më parë kishin ndihmuar të burgosurit të arratiseshin, tani sirianët të kalonin kufirin/ Arrestohen dy shtetas në Durrës

Durrësi

Më parë kishin ndihmuar të burgosurit të arratiseshin, tani sirianët të kalonin kufirin/ Arrestohen dy shtetas në Durrës

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Dy shtetas u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës.

Sipas policisë, 39-vjeçari me iniciale K.Ll. dhe 28-vjeçari me iniciale P.M. kishin marrë një makinë me qira dhe po ndihmonin dy shtetas sirian të kalonin kufirit, kundrejt pagesës.

Dy të dyshuarit ishin në kërkim nga policia për vepra të tjera penale.

Shtetasi me iniciale K. Ll. ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa shtetasi P. M. ishte i shpallur në kërkimpër veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” .

39-vjeçari është dënuar më parë për “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.

Të arrestuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat