E rëndë: 24-vjeçari var veten në shtëpi, dyshimet e para

Durrësi

E rëndë: 24-vjeçari var veten në shtëpi, dyshimet e para

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një 24-vjeçar në Durrës ka varur veten.

Trupi i pajetë është gjetur nga babai i tij.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga burimet policore bëhet me dije se 24-vjeçari vuante nga depresioni.

Njoftimi:

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat