E zuri korrenti, një person gjendet i vdekur në një kabinë elektrike në Durrës

Durrësi

E zuri korrenti, një person gjendet i vdekur në një kabinë elektrike në Durrës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në një kabine elektrike në qytetin e Durrësit.

Vikitima i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është gjetur i vdekur në lagjen numër 11 të qytetit, pas pallatit të njohur si pallati i VIP-ave.

"Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen" njofton policia.

Dyshimet e para janë se viktima mund të jetë endacak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat