Qytetari bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, ndërron jetë në vend

Durrësi

Qytetari bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, ndërron jetë në vend

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një qytetar nga Durrësit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat