Autor i 6 vjedhjeve në Durrës, hajduti ngec në servis duke marrë pompa nafte

Durrësi

Autor i 6 vjedhjeve në Durrës, hajduti ngec në servis duke marrë pompa nafte

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit. Operacioni i koduar  “Servisi” çoi në pranga autorin e dyshuar ndërsa u sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit

"U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh., 29 vjeç., banues në lagjen nr. 17, Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç" njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 - 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe portofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat