Durrës/ Arrestohet 52-vjeçari, vodhi një biçikletë. Çfarë u zbulua më pas nga policia

Durrësi

Durrës/ Arrestohet 52-vjeçari, vodhi një biçikletë. Çfarë u zbulua më pas nga policia

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person, pasi ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr.10, të këtij qyteti. Policia njofton se i arrestuari është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se më herët ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 10, Durrës, pasi i ka vjedhur biçikletën, shtetasit I. B., 33 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 13.03.2021, ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat