Reshjet e shiut përfshinë vendin, ja si paraqitet sot situata në qarkun e Durrësit

Durrësi

Reshjet e shiut përfshinë vendin, ja si paraqitet sot situata në qarkun e Durrësit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme.

Përsa i përket situatës në qarkun e Durrësit paraqitet normale, ndërsa reshje të shirave gjatë natës nuk ka pasur!

Nga informacionet e marra nga Shërbimet e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse në tre bashkitë e këtij qarku, nuk është konstatuar asnjë problem në lidhje me gjendjen e rrugëve (pervec dy-tri shkarjeve ne zonën e Ishmit, ku janë vendosur tabela sinjalizuese për të shmangur lëvizjet me shpejtësi).

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike ka pasur vetëm disa defekte të vogla.

Gjendja e rezervuarëve dhe e lumenjve është në kushte normale, ndërsa kuotat e ujit të tyre janë në nivele që nuk përbëjnë problematikë.

Lumi Erzen dhe Ishëm si lumenj problematik në raste shirash të rrëmbyeshëm, në zonën e Ultësirës se dy lumenjve kanë qenë në kushte të mira të prurjeve mesatare dhe të nivelit të ujit mesatar në shtratin e tyre.

Konkretisht në zonën e urave si ne Shijak, Gjole dhe ne Sukth niveli qëndron ne nivelet e djeshme.

Grupet e emergjencave janë në terren, në pikat më të nxehta të njohura si zona me risk, ndërsa Institucioni i Prefektit të Qarkut vijon të menaxhojë me shumë përgjegjësi situatën në të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile të tre bashkive.

Ndërkaq, hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë. Niveli hidrovorin e Durrësit vazhdon te jetë -1.1 m.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat