Sekuestrohen 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Durrësi

Sekuestrohen 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit dhe janë vënë nën pranga 2 persona.

Sipas një njoftimi të bërë nga Dogana e Shqipërisë mësohet se pas kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA249NN nga autoritetet doganore, u gjet një sasi ilaçesh prej 1950 kg të pa deklaruara.

Këto ilaçe nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importin e tyre në territorin shqiptarë ndërsa vlera e detyrimeve doganore për këto mallra kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë.

Në kuadër të këtij operacioni policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat