​Festat e fundvitit, nis fluksi i hyrjeve nëpërmjet Portit të Durrësit

Durrësi

​Festat e fundvitit, nis fluksi i hyrjeve nëpërmjet Portit të Durrësit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Nëntë tragete kanë lundruar përgjatë fundjavës nga Porti i Durrësit drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas, duke regjistruar kështu shtimin e lundrimeve edhe për këtë sezon festash.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Portit të Durrësit, gjatë datës 18 dhe 19 dhjetor 2021 kanë udhëtuar 5221 pasagjerë, 4184 prej tyre në hyrje dhe 1037 në dalje, raporton atsh.

APD thekson se janë marrë të gjitha masat nga institucionet shtetërore dhe operatorët privatë, për përpunimin në kohë, pa krijuar vonesa.

Si çdo fundvit, edhe në kapërcimin e viteve 2021-2022 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve vendas që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Pavarësisht se vitin e kaluar për shkak të pandemisë numri i udhëtarëve ishte më i ulët se vitet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat