Masa të shtuara nga policia Rrugore në Durrës, 13 shoferë në pranga, mbi 1400 gjoba

Durrësi

Masa të shtuara nga policia Rrugore në Durrës, 13 shoferë në pranga, mbi 1400 gjoba

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat: 23 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Janë vendosur 1439 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-22 masa për tejkalim shpejtësie;

-69 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-24 masa për përdorimin e aparatit celular;
-266 masa për parakalime të gabuara;
-256 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-400 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-374 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat