Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia

Durrësi

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Durrës – Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku një person mbeti i plagosur me thikë.

Sipas policisë rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e F. V, në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat