Dy të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Dy të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim!

U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 32 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat