“Kush lexon, nuk vjedh”, vendosen shtëpizat e librit në hapësirat publike të Durrësit

Durrësi

“Kush lexon, nuk vjedh”, vendosen shtëpizat e librit në hapësirat publike të Durrësit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 08:44
“Kush lexon, nuk vjedh”, vendosen shtëpizat e librit në hapësirat publike të Durrësit

Në hapësirat publike të Durrësit do të gjeni tashmë shtëpizat e librit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije se kanë mbështetur nismën e një grupi të rinjsh dhe studentësh që studiojnë brenda e jashtë vendit.

Synimi i kësaj nisme është afrimi me librin i të gjithë brezave, ndaj në këto shtëpiza libri, kushdo mund të marrë një libër falas për ta lexuar dhe të lërë një tjetër.

Kjo nisëm do të rizgjojë dëshirën për të lexuar. Sako shkruan se “Libri është miku më i mirë për këdo ndaj ne do të inkurajojmë gjithmonë nisma që synojnë afrimin e sa më shumë njerëzve me librin.”

Kujtojmë se PS ka vendosur që Emiriana Sako të garojë edhe në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat