Banesat sociale në Durrës, po ndërtohen për familjet në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga rindërtimi

Durrësi

Banesat sociale në Durrës, po ndërtohen për familjet në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga rindërtimi

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 15:46
Banesa në rindërtim

Nga procesi i rindërtimit nuk do të përfitojnë vetëm ato familje që tërmeti u shkatërroi shtëpinë.

Kryetarja e bashkisë Durrës, thotë se në çdo pallat pikësor dhe në dy sit-et e mëdha do të ndërtohen apartamente për familjet në nevojë.

“Me rastin e programit të rindërtimit ne kemi marrë në konsideratë këto nevoja që ka qyteti i Durrësit duke bërë të mundur që në të gjitha pallatet pikësore si dhe në dy sitet e mëdha atë të Spitallës dhe Manzës. Ne kemi parashikuar numër shtesë apartamentesh të cilat do të përdoren për programin e banesa sociale. Pra përveç mbulimit të nevojës për familjet që tërmeti i 26 nëntori i ka shkatërruar shtëpinë ne do të kemi dhe apartamente shtesë për banorët të cilët do të kenë nevojë për strehim”, u shpreh Emiriana Sako.

Për të fshirë çdo gjurmë të tërmetit, bashkia e Durrësit ka restauruar të gjitha pallatet. Brenda muajit shkurt, pritet që të përfundojnë punimet në lotin e fundit.

“Aktualisht ne ndodhemi në një bllok të banesave sociale ku ne kemi të strehuar 342 familja së bashku me ato familje që janë në Shkozet. Kemi kemi pasur dëme të lehta nga tërmeti 26 nëntorit. Ashtu sikur kemi punuar  me 405 objekte pallate në qytetin e Durrësit. Në këtë muaj do të fillojmë lotin e fundit kemi 180 objekte pallate që do të rehabilitohen ambientet e përbashkëta dhe muret e jashtme dhe ky objekt është brenda këtij loti i cili do të fillojnë punimet brenda muajit shkurt”, tha kryebashkiakja.

Bashkia e Durrësit ka disa politika sociale për të pastrehët. Një familje në nevojë mund të përfitojë banesë sociale, bonusin e qirasë prej 50% si dhe kredi të butë ku në 5 vitet e fundit 2800 familjeve, bashkia e Durrësit u ka dhënë dritën jeshile për të pas dhe ata një shtëpi të tyren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat