Ja pse Luan Hoti duhet të zgjidhet Kryetar i Bashkisë Durrës

Durrësi

Ja pse Luan Hoti duhet të zgjidhet Kryetar i Bashkisë Durrës

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 6 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Luan Hoti dhe Grida Duma

Prezantohet zyrtarisht para strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit nga dy nënkryetarët Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj, si dhe deputetë të qarkut Durrës.

Me 6 Mars në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar Bashkie në Durrës nga Partia Demokratike kandidon juristi Luan Hoti, i cili për shumë arsye, motive e shkaqe etike,profesionale, qytetare dhe ndershmërie e përgjegjsie publike e politike, virtyte këto të cilat e bëjnë Z.Hoti si figurën dhe personalitetin mëse të merituar që ai duhet dhe do të votohet për kryetar Bashkie të Durrësit nga qytetaria durrsake.

Partia Demokratike ka 20 vite që nuk e fiton Bashkinë e Durrësit. Kjo jo për faktin e cilësisë dhe të meritokracisë së kandidatëve që ka pasur PD-ja, pasi as që mund të krahasohen kurrë përballja e demokratit Armand Teliti me Vangjush Dakon dhe as me pastaj Ferdinand Xhaferraj dhe e Znj. Grida Duma me zullumqarin , injorantin , dhe me të superkorruptuarin Vangjush Dako, por qytetaria e kultura durrsake ka nuhatjen politike si askush tjetër në Shqipëri. Kjo sepse dihej se pavarësisht se kush do e fitonte nga PD-ja Bashkinë e Durrësit, opinioni demokrat dhe ai qytetar durrsak e dinte se kryetar de fakto do të ishte Sali Berisha, sepse opinioni politik e demokrat e dinte se Partia Demokratike ishte pronë e Sali Berishës dhe prandaj prej Berishës e pësuan dhe humbën Gorea, Teliti, Xhaferraj dhe Duma.

Duhet t’ia kujtojmë Berishës dhe të na sqarojë ai se si qe e mundur që Vangjush Dako të cilin tani ai e quan peshkaqen , po si qe e mundur që ky “peshkaqen” fitoi dy herë si Kryetar Bashkie në Durrës kur Berisha kishte pushtetin, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë?!

Dy janë arsyet, njëra është se qytetaria durrsake ishte e pakënaqur nga qeverisja dhe nga pushteti i Berishës i cili u dërrmua në zgjedhjet e Qershorut 2013, dhe tjetra pse jo edhe te mundësisë së pazareve e të interesave të ngushta partiake e klanore për të cilat socialisti Dako (edhe ky tani non grata) ka qenë më i pranueshëm dhe më besnik si kryetar i Durrësit për ishkryeministrin po “non grata” se sa që mund të ishte kandidati demokrat.

Qytetaria durrsake ka 20 vite që Sali Berishën e ka shpallur “non grata”

Dhe si e mashtron veten kandidati i “non gratës” së foltores se mund ta fitojë ai Bashkinë e Durrësit, kur votuesit durrsak nuk e votuan Berishën kur ai kishte të gjitha pushtetet, dhe jo më të fitojë tani kur Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe në aleancë me Presdentin Meta të zgjedhur nga Edi Rama?! Po pse këtë do ta votojnë demokratët, kandidatin e Meta-Berishës?!

Kuptohet se kjo i shërben qëllimit të errët, atij që Sali “non grata” dëshiron që të humbasë PD-ja, sepse kështu shpreson që të mos i dështojë foltorja.

Pra Berishën, demokratët e Durrësit dhe qytetaria kanë 20 vite më herët se sa SHBA që e kanë shpallur “non grata” duke mos e votuar e as zgjedhur kandidaturat e PD-së, jo se durrsakët nuk ishin demokratë pasi në kohrat më të vështira në Durrës doli barazim në kulmin e terrorit socialist në zgjedhjet parlamentare e vitit 1997, dhe në zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 demokratët durrsakë e dërrmuan Partinë Socialiste 6 me 0 .

Dhe sado që të mundohet Berisha si inatci, egoist,intrigant dhe me shpifje, sado që ai të përpiqet kundra PD-së sot , gjëja më e sigurtë është se ai përfundimisht do të dërrmohet nga votuesi demokrat në Durrës.

Kandidati i merituar për kryetar Bashkie në Durrës Luan Hoti ka shansin e madh se ai nuk është kandidat i Partisë Demokratike të Sali Berishës, pasi Berisha tashmë është përjashtuar nga PD-ja si i shpallur non grata dhe si pucist e agresor kundër PD-së me 8 janar 2022.

Kandidati i zgjedhur nga Berisha dhe foltorja ka gabuar që e ka pranuar një gjë të tillë sepse tashmë është kuptuar dhe ka dalë sheshit se Berisha për interesa të veta personale nuk e ka për asgjë që ta sakrifikojë gjithë Partinë Demokratike, ashtu sikurse ai dhe organizata “non grata” e tij që sulmuan barbarisht Seline e PD-së me 8 Janar 2022, ashtu sikurse ka bërë me foltoret e që i është kundërvënë edhe SHBA-ve për interesa personale e familiare.

Kandidati i foltores së Berishës, hyri në histori si një kandidat i cili nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike por që e zgjodhi Berisha, i shpalluri non grata dhe nga i përjashtuari nga PD, me qëllim për t’i shërbyer Rilindjes së Ramës dhe humbjes së Partisë Demokratike.

Ai do të marrë vota vetëm prej atyre të cilët i shitën votat te Vangjush Dako, se kështu kanë bërë e vepruar disa demokratë dhe komisionerë të PD-së të cilët u shitën te paraja e Vangjush Dakos të këtij tjetrit të shpalluri “non grata” nga SHBA. Kandidati i foltores i konvertuar në kondidat i LSI-së do marrë disa vota dhe nga të mbeturit e paktë lsi-të.Me kalimin e ditëve atë do ta braktisin edhe demokratët e paktë që i besojnë akoma Berishës të cilin edhe ndërkombëtarët e kanë braktisur dhe izoluar tashmë.

Luan Hoti do të fitojë sepse ai ka përballë kandidatin e Berishës dhe kandidaten e Dakos , të këtyre dy të shpallurve “non grata” nga SHBA, ka përballë edhe ishkryetarin e Bashkisë , PD-PS-LSI-stin Lefter Koka sot i arrestuar për superkorrupsion.

Hoti do të fitojë edhe kundër Berisha-Metës, kundër këtij Metës i cili kur ishte Kryeministër i Fatos Nanos, në Durrës deklaronte se do t’ua pres gishtat demokratëve.

Hoti do të fitojë sepse kandidatja e partisë Socialiste është zgjedhur nga non gratisti dhe nga zullumqari e rrënimtari i Durrësit, nga Vangjush betoni.

Hoti do të fitojë sepse ai do ta clirojë Bashkinë e Durrësit të kapur e të marrë peng nga korrupsioni,hajdutët dhe halabakët të cilët e kanë pas futur në xhep Dakon dhe që ata realisht e kanë qeverisur Durrësin prej mbi 15 vite,

Hoti, kandidati i zgjedhur nga Partia Demokratike ka të mishëruar në karakterin e tij ndershmërinë, korrektësinë dhe përgjegjshmërinë.

Durrsakët do ta votojnë Luan Hotin per të shpëtuar atë që i ka mbetur Durrësit, për ta shpëtuar trashëgiminë e vyer arkeologjike, historike, turistike e kulturore të cilat kryetarët socialistë Koka dhe Dako i asgjësuan me ndërtime e me beton gjë të cilën deri në këtë gradë Durrësit nuk do ia kishin bërë as barbarët.

Hoti është figurë e pastër dhe e pakorruptuar e një intelektuali të mirëfilltë, virtyte këto që i ka edhe si trashëgimi nga një familje me tradita intelektuale e kombëtare.

Durrësi do ta ndëshkojë trekëndëshin e Bermudës , sepse askund tjetër në Shqipëri ky trekëndësh nuk ka qenë kaq shumë i instaluar ku përfshihen Berisha, Dako( kupto edhe Ramën), Koka, dhe Meta, dhe ky është kualicioni korruptiv anti -Basha e anti-Hoti në Durrës.

Shkak pse në Durrës nuk fitoi PD-ja me 25 Prill 2021 është edhe fakti se kandiduan për deputët në Durrës dy besnikët e Sali Berishës, Edi Paloka dhe Oert Bylykbashi si dhe për alergjinë që kanë demoktatët për Albana Vokshin, pikërisht këta që janë pilotët e foltores dhe avokatët edhe të non gratës së Berishës.

Dhe po kjo është arsyeje se përse nuk fitoi Grida Duma dhe Ferdinand Xhaferraj , madje edhe pse në të dy rastet Berisha ishte Kryeministër , dhe po prej Berishës humbi thellë në Tiranë edhe Halim Kosova, ky nxënës besnik i Berishës.

Këto që i citova më sipër janë të vërtera dhe madje edhe u pata thënë miqve të mi demokratë që në kohën kur janë bërë zgjedhjet atëhere se kandidatët që i mbështet Berisha nuk fitojnë në Durrës, sepse kandidaturat e Berishës nuk i do votuesi i djathtë, sepse ata nuk e duan Berishën. Por meqenëse kësaj radhe PD ka një kandidaturë “joberishist”, besoj se atij do ti japë votuesi durrsak fitoren, pavarësisht se foltoristët do bëjnë maksimumin që të fitojë kandidatura e PS-së.

Berisha nuk mund të mashtronte pergjithmonë inteligjencën e arrirë e të mirëfilltë me dukjet e tij djallëzore prej babaxhani por që djallëzisht ushqente huti , mashtrime e përcarje te antarët e Partisë Demokratike me anë servilizmash e spiunlliqesh kundër atyre që mendonin ndryshe nga Sali Berisha, kundër djallëzive, intrigave dhe të pabesive të tij, gjë që pëfundimisht ia grisi atij maskën sulmi vandal e barbar i tij mbi vetë Partinë Demokratike dhe kundër SHBA-ve.

Kush i beson më të pabesit që akuzon të tjerët për pabesi, se a nuk ishte ky Berisha kunder dhe pa pyetur vullnetin e PD-se që në vitin 2009 bëri kualicion me Ilir Metën dhe se për shkak të këtij kualicioni amoral dhe tejet korruptiv të dy bashkëkryeministrave Berisha-Meta kjo bashkëqeverisje i shkaktoi atë humbje katastrofike PD-së në vitin 2013?

A nuk shkoi dhe tani së fundmi përsëri foltorja e Berishës te “kosollja non grata”bashkë me fallxhorët e LSI-së. Ky komunisti Berisha që u konvertua dhe që u maskua si demokrat, pas shpalljes non grata deklarohet tani here republikan e herë konservatotr , por që te “kosollja e non gratës” u bashkua me LSI-në e enveristit Ilir Meta. “Kasollja e Lirisë” Meta-Berisha ka qëllim të errët atë të humbjes së Bashës dhe të fitores së ortakut të fshehtë të tyre, të hipotenuzës së Trekëndëshit të Bermudës, Edi Ramës, e cila mban të karikuara edhe dy katetet e tij , Berishën dhe Metën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat