Vjedhje dhe kalim kufiri me dokumente të falsifikuara/ Durrës, pesë qytetarë në pranga

Durrësi

Vjedhje dhe kalim kufiri me dokumente të falsifikuara/ Durrës, pesë qytetarë në pranga

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Dy persona bashkëpunuan për të vjedhur një lokal në Durrës, ndërsa janë autorë dhe të vjedhjeve të tjera.

Nga veprimet hetimore të kryera E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç janë autorë të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K; Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetasit A. D.

Gjithashtu u arrestua K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e F. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë  kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat