Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet shoferi në Durrës, tentoi të korruptonte policinë me 5000 lekë

Durrësi

Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet shoferi në Durrës, tentoi të korruptonte policinë me 5000 lekë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash për ti shpëtuar  arrestimit.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe  bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar  automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin  E.Z.

Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit  ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat