Durrës, trageti person defekt në panelin e drejtimit, anulohet udhëtimi drejt Ankonës

Durrësi

Durrës, trageti person defekt në panelin e drejtimit, anulohet udhëtimi drejt Ankonës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Ilustrim

Një traget që do të udhëtonte drejt Ankonës ka pësuar defekt ditën e sotme, duke bërë që të anulojë udhëtimin e tij.

Mësohet se defekti ka ndodhur në panelin e drejtimit të tragetit drejt Ankones me tragetin e linjës Klaudia.

Trageti, sipas burimeve, do të lundroje drejt Ankonës bosh, për të realizuar kontrollin dhe riparimin e avarisë në portin e Ankones, ku specialistët do të bëjnë eliminimin e defektit të konstatuar.

Paraprakisht dyshohet të jetë një kushinetë me defekt, ndërsa autoriteti portual Durrës ka bërë me dije se kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara.

“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin "Claudia" se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim. Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara. Për informacione mbi oraret e trageteve: ???????? https://ëëë.durresport.al/tragetetsot.php”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat