Aksident në Durrës, makina përplas motorin. Përfrundon në spital një person

Durrësi

Aksident në Durrës, makina përplas motorin. Përfrundon në spital një person

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

 Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Sallmone Shijak gjatë mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 09:55, një automjet me drejtues shtetasin G. M., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin I. F.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi I. F., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat