E përndiqte dhe mori me forcë në makinë një vajzë, arrestohet i riu në Durrës

Durrësi

E përndiqte dhe mori me forcë në makinë një vajzë, arrestohet i riu në Durrës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka marrë me forcë në automjet një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme.

Në pranga ka rënë Klajdi. B, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat