Pa ujë në mes të baltës, banorët e Porto Romanos në Durrës: Nuk furnizohemi prej 2 ditësh

Durrësi

Pa ujë në mes të baltës, banorët e Porto Romanos në Durrës: Nuk furnizohemi prej 2 ditësh

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e Porto Romanos në Durrës denoncojnë se prej dy ditësh nuk po furnizohen me ujë të pijshëm. Problematika sipas tyre është e vazhdueshme, por nuk po gjen zgjidhje, ashtu si shumë shërbime të tjera të munguara nga Bashkia e Durrësit.

Furnizimi me ujë të pijshëm mbetet pa zgjidhje në Durrës, ku më i theksuar është në lagjet Periferike.

"Problemi i mungesës së ujit është i vazhdueshëm."

Në zonën e Porto Romanos, banorët denoncuan këtë të martë se prej 2 ditësh çezmat as nuk pikojnë.

"U bënë gati 10 ditë që kemi pasur ndërprerje por me orë, jo me ditë. Ndërsa tani u bënë 48 orë që nuk kemi ujë të pijshëm në shtëpi."

Mungesa e ujit thonë se u vështirëson jetesën.

"Mungesa e ujit na ka shqetësuar sepse pa ujë nuk ka jetë. Te gatimi probleme, larja, shpëlarja, higjiena."

Thonë se kur u drejtohen institucioneve lokale, hasen me indiferencë dhe arrogancë.

"Nuk të pret njeri, shko te ujësjellësi as të pret njeri, ku të ankohesh? Shkon në bashki s'të pret njeri."

Krahas mungesës së ujit, banorët e Porto Romanos denoncojnë  mungesën e shumë shërbimeve dhe investimeve nga Bashkia e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat