Premtohen investime në Rrashbull/ Fushata e kandidates socialiste për bashkinë e Durrësit

Durrësi

Premtohen investime në Rrashbull/ Fushata e kandidates socialiste për bashkinë e Durrësit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:48
Foto

Vijimi përmirësimit të infrastrukturës ishte angazhimi kandidates socialiste për Durrësin Emiriana Sako përpara banorëve të Xhafzotajt njësia administrative Rrashbull.

Sinkron Emiriana Sako-Investime të rëndësishme në rrjetin e ujësellësit, infrastrukturës rrugore, rrjetit të furnizimit me energji elektrike, janë disa nga investimet e përfunduara në këtë zonë, që kanë ndikuar drejpërsëdrejti në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj zone, ndërsa paralelisht vijon procesi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti, bëri të ditur Sako. Më tej, kryebashkiakja bëri të ditur se në buxhetin aktual të Bashkisë është parashikuar që në këtë zonë të ndërtohen dy akse të reja rrugore, rikonstruksioni i fasadave si dhe ndërtimi I një këndi të ri lojërash.

Deputeti dhe koordinatori organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh I kënaqur nga reforma territoriale, e cila ka dhënë efekte pozitive në rritjen e shërbimeve për banorët e Bashkisë Durrës, pavarësisht se ku jetojnë ata.

“Xhafzotaj është faktikisht një nga lagjet e Durrësit, e cila tashmë jep mbështetje për Edi Ramën, Partinë Socialiste, për të gjitha punët e mira që janë bërë për ju, prandaj dhe ftesa jonë është ta mbështesim kandidaturën e znj.Sako, pasi ka dëshmuar përkushtim për të punuar në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit”, pohoi Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat