Përfshihet nga flakët një ndërtesë e vjetër, tymi mbulon zonën

Durrësi

Përfshihet nga flakët një ndërtesë e vjetër, tymi mbulon zonën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ndërtesë e vjetër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.

Objekti trekatësh i përfshirë nga flakët ndodhet pranë bulevardit ”Dyrrah” në lagjen 11 të qytetit bregdetar. Tymi është përhapur në të gjithë zonën përreth, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij të mëtejshme.

Ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit, paraprakisht dyshohet se kanë qenë të pastrehët që e përdorin godinën e pabanuar për të kaluar natën.

Ndonjë prej tyre mund të ketë ndezur zjarr për të përballuar temperaturat e larta të natës dhe më pas janë larguar shkujdesur, pa e fikur atë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat