Zgjedhjet lokale në Durrës/ Materialet zgjedhore po shpërndahen

Durrësi

Zgjedhjet lokale në Durrës/ Materialet zgjedhore po shpërndahen

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ-të për Qendrat e Votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Durrësi është një nga 6 bashkitë ku do të votohet më 6 mars për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

Në të gjithë bashkinë e Durrësit janë 337 qendra votimi, ndërsa të drejtën e votës e kanë 262 mijë zgjedhës.

Kandidatët për kryetar bashkie janë Emiriana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat