Votojnë kandidatët e Durrësit/ Pjesëmarrje e ulët në votime

Durrësi

Votojnë kandidatët e Durrësit/ Pjesëmarrje e ulët në votime

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:30
Durrës

Në qytetin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i votimit në të gjitha qendrat. Sigurisht që tre kandidatët për bashkinë e qytetit bregdetar kanë votuar ndër të parët në qendrat e votimit respektive.

Të dy kandidatët e së djathtës Luan Hoti dhe Adrian Muka ishin të parët ndër votuesit dhe në përfundim të procesit kanë dhënë deklaratat e tyre të cilat udhëhiqen nga ftesa ndaj qytetarëve të Durrësit për të qenë sa më të shumtë në numër në këtë proces.

Kandidati Muka, veç thirrjes për pjesëmarrje i ka kujtuar edhe një herë të gjithë eksponentëve politik që në këtë ditë të qëndrojnë të heshtur përballë qytetarëve në ushtrimin e tyre të të drejtës së votës.

Edhe kandidatja e së majtës, Amiriana Sako pas votimit në deklaratë e saj ka qenë në sintoni me kërkesën e kandidatëve rival në lidhje me thirrjen për pjesëmarrje sa më të lartë në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat